përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

4 vende një gjuhë: Të dielën hapet në Beograd Panairi i 62-të ndërkombëtar i Librit

.

577 belgradMë 22 tetor fillon në Beograd panairi i 62-të ndërkombëtar i librit,  programi i sivjetshëm të cilit 4 vende 1 gjuhë është hartuar nga TRADUKI nën drejtimin e Hana Stojićit. I ftuar i nderit, në vend të një vendi të caktuar, do të jetë një gjuhë dhe kështu deri më 29 tetor në fokus të Panairit të Librit në Beograd do të jetë gjuha gjermane.

Das Blaue Sofa (Divani i kaltër), formati i njohur në Gjermani për biseda me autorë, do të prezantohet për herë të parë në këtë kuadër jashtë Gjeramnisë ku do të ftohen Herta Müller, Marcel Beyer, Valentin Groebner, Jonas Lüscher, Jan Wagner, Volker Kutscher, Dana Grigorcea, Ingo Schulze, Kathrin Röggla, Melinda Nadj Abonji dhe Jens Dittmar në biseda dinamike gjysmëorëshe me gazetarë dhe kritikë letrarë serbë. Programi 4 vende 1 gjuhë zhvillohet me mbështetjen miqësore të Fondacionit Bertelsmann, ZDF, Deutschlandfunk Kultur sie edhe rrjetit letrar TRADUKI.

Prezantimi i vendeve të hapësirës së gjermanishtes bëhet i mundur dhe mbështetet nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Ministria e Evropës, Integrimit dhe Punëve të jashtme të Austrisë, Zyra e Kancelarit të Austrisë, Fondacioni Zviceran për Kulturën Pro Helvetia, Instituti Goethe i Beogradit, Forumi Austriak i Kulturës, Shoqata Literaare, Fondacioni Kulturor Lichtenstein, rrjeti evropian i Letërsisë TRADUKI si edhe ambasadat e Gjermanisë, Austrisë dhe të Zvicrës në Serbi.

Mbi "Divani i kaltër"

577 das blaue sofa"Divani i kaltër" është forumi i përbashkët i Bertelsmann, ZDF dhe Deutschlandfunk Kultur për autorë. Në panairet e Librit në Frankfurt dhe Lajpcig ai është kthyer tashmë në institucion të rregullt. Premierën e pati në vitin 2005, në Berlin. Në vitin 2011 Festa e Leximit të Frankfurtit Open Books e hapi për herë të parë Divanin e Kaltër me një gala autorësh. Që nga Panairi i Librit të Lajpcigut në vitin 2000, në Divanin e Kaltër janë zhvilluar afro 2500 biseda me autorë, ndër të tjera me nobelistët Swetlana Alexijewitsch, Michail Gorbatschow, Günter Grass, Herta Müller, Christiane Nüsslein-Volhard, Orhan Pamuk, Joseph Stiglitz, Mario Vargas Llosa dhe Mo Yan. Në vitin 2017 Divani i Kaltër është i ftuar në kuadër të programit "4 vende 1 gjuhë“ në Panairin Ndërkombëtar të librit në Beograd.

Programi i Panairit

partner projektesh

traduki partners 2014 d