përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Festa e 16-të Ndërkombëtare e Letërsisë "Burime Poetike 2017"

.

579 poetische quellenMe mbështetjen e TRADUKI-t, nga data 23 deri më 27 gusht, u zhvillua edicioni i 16-të i Festës Ndërkombëtare të Letërsisë, "Poetische Quellen" (Burime poetike). Nën drejtimin artistik të Michael Scholz-it, në qytetet fqinje Bad Oeynhausen dhe Löhne në Ostwestfalen-Lippe u ofrua një program mbresëlënës, në të cilin merrnin pjesë gjithsej 34 shkrimtare dhe shkrimtarë, filozofë, përkthyese dhe përkthyes, publicistë dhe muzikantë nga shtatë vende. Për shkak të bashkëpunimit të parë me Festivalin e Poezisë së Sarajevës, "Sarajevski dani poezije", bashkëpunim ky i iniciuar nga Dževad Karahasan dhe Michael Scholz, aktiviteti hapës i festivalit të sivjetmë iu kushtua qytetit të Sarajevës dhe kulturës së Bosnjë-Hercegovinës.

Të ftuar në festivalin "Poetische Quellen", ishin ndër të tjerë: Dževad Karahasan, Claudia Ott dhe Ilija Trojanow, SAID dhe Asmir Kujović, Michael Krüger dhe Andrej Nikolaidis, Herta Müller, Ellen Hinsey, Anna Maria Carpi, Giorgio Fontana, Ingo Schulze si edhe grupi sarajevas, "Divanhana". Në aktivitetin mbyllës u përkujtua shkrimtari dhe publicisti gjerman, Roger Willemsen, i cili vdiq në shkurt 2016 dhe që ishte i lidhur ngushtë me festivalin "Poetische Quellen".

bwd  Set 1/2  fwd

© Antonio Maria Storch

partner projektesh

traduki partners 2014 d