përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Eins im Andern

Schwitter, Monique.

574 schwitter jedno u drugomNjë mbrëmje, kur në vend që të shkruajë, kërkon në google emrin e të dashurit të saj të parë, ajo mëson se ai është rrëzuar nga kati i tetë. Tashmë që prej pesë vjetësh. Ajo është e shokuar sa nga vetëvrasja e tij, aq edhe nga fakti që nuk e kishte marrë malli për të. Tani e ka atë mbi qafë më shumë se kur ishte gjallë.

Çfarë është kjo, dashuria? Përse ajo mund të vijë dhe të ikë? Ku shkon ajo, kur shkon? Dhe si qëndron puna me dashurinë aktuale? Ai rri në dhomën e tij dhe kontrollon emailat ose shikon televizor.

Personazhi i romanit të Monique Schwitterit nis tani një hulumtim në dashuri: ajo trajton biografinë e saj dashurore me dymbëdhjetë burra, që nuk kanë vetëm emrin të përbashkët me apostujt, të dërguarit e besimit dhe të dashurisë. Janë silueta thuajse mitike burrash, që ajo tek shkruan i mbush me dashuri, jetë dhe histori. Dhe sa më gjatë që shkruan, aq më fortë shtyhet në qendër situata e dashurisë së saj aktuale derisa ajo vetë bëhet ngjarja e romanit.

Romani Eins im Andern [Një në tjetër] Monique Schwitter është botuar në kroatisht (fragment), përkthyer nga Helen Sinković, me titull Jedno u drugom, pranë botimeve OceanMore, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d