përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Josifoska, Katerina

.

josifoska_katerinaKaterina Josifoska, e lindur më 1982 në Shkup, studioi pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Shkupit. Studimin e masterit e kreu pranë Fakultetit Filozofik, studimin e doktoratës pranë katedrës së letërsisë. Ajo hulumton varësitë ndërdisiplinore midis filozofisë dhe letërsisë. Ndër interesat e saj shkencorë hyjnë letërsia hebraike, kritika psikoanalitike e letërsisë si dhe estetika, politika dhe dekonstruksioni. Ka qenë bashkëpunëtore e jashtme pranë Akademisë maqedone të Shkencave dhe Arteve, ka punuar gjithashtu në projektin ndërkombëtar „Interpretime“. Më 2008 u botua libri i saj Гробница од хартија [Monument varri prej letre]. Katerina Josifoska përkthen nga anglishtja, spanjishtja dhe gjermanishtja në maqedonisht. Ndër të tjera ajo ka përkthyer vepra nga autorë si Gabriel García Márquez, Roberto Bolano, Hannah Arendt, Robert Musil, Daniel Kehlmann, Andrés Neuman, Christoph Ransmayr dhe Walter Benjamin

partner projektesh

traduki partners 2014 d