Shtyp

Tomaš, Marko

.

tomas markoMarko Tomaš u lind në vitin 1978 në Lubjanë dhe u rrit në Mostar dhe Kljajićevo/Sombor, radhitet ndër poetët më të pëlqyer të hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka botuar një numër të madh vëllimesh me poezi dhe poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë europiane. Pas disa qëndrimesh në Sarajevë, Zagreb dhe Split, Marko Tomaš jeton sot në Mostar. Është bashkëthemelues dhe redaktor i revistës Kolaps dhe i kolanës me të njëjtin titull dhe bashkënismëtar i Festivalit të Muzikës në Mostar, Beton. Në Split ai ka qenë drejtor i librarisë kulturore UTOPIA dhe hartues i programit letrar dhe muzikor të klubit Ghetto. Tekstet e tij janë botuar në revistat BH Dani, Glas Istre, Slobodna Dalmacija dhe Feral Tribune. Sot ai shkruan për portalet zurnal.info, Lupiga dhe Urban magazin.