përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Majčina ruka

Marojević, Igor.

563 marojevic majcina rukaVojvodinë, fundi i viteve shtatëdhjetë. Një gjimnazist gjashtëmbëdhjetëvjeçar ka vetëm një ëndërr: të humbasë virgjërinë. Teksa kërkon vajza, ai njihet me dy gjermane, Hertan bashkëmoshatare dhe motrën e saj më të madhe në moshë, Sonjan. Nga rrëfimi mbi trekëndëshin e dashurisë së tyre zhvillohet pavënëre një tregim intensiv për familjen Šleser dhe gjermanët etnikë, që ndërmjet viteve 1944 dhe 1948 u dëbuan nga Jugosllavia socialiste ose u poshtëruan nëpër kampe derisa vdiqën. Kësisoj, humbja e virgjërisë merr një domethënie të dytë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. E kujt ka qenë shtëpia, ku kishte hyrë familja e djalit pas Luftës? Si po rritet brezi i ri nën hijen e historisë? Këto dhe shumë pyetje të tjera shtron autori në mënyrë mjaft tërheqëse, intriguese dhe plot humor.

Majčina ruka [Dora e mamasë] nga Igor Marojević është botuar në sllovenisht (fragment), përkthyer nga Jurij Hudolin, me titull Mamina roka, pranë botimeve Beletrina, Lubjanë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d