përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Marojević, Igor

.

marojevic igorIgor Marojević, i lindur në vitin 1968 në Vrbas, studioi gjuhë-letërsi serbe në Fakultetin Filologjik në Beograd. Në vitin 1997 u botua novela Obmana Boga, pas të cilës vijuan disa romane dhe vëllime me tregime dhe ese si edhe pjesë për skenë. Për vëllimin e tij me ese Kroz glavu (2012) fitoi çmimin "Desimir Tošić", ndërsa për romanin Žega (2004) çmimin "Stevan Pešić" dhe një çmim nga fondacioni "Borislav Pekić". Tekstet e tij janë përkthyer në spanjisht, portugalisht, katalonjisht, maqedonisht, gjermanisht, anglisht, italisht, sllovenisht, hungarisht, ukrainisht, çekisht, greqisht, danisht dhe bullgarisht. Ai vetë ka përkthyer disa libra nga spanjishtja. Igor Marojevići është bashkëthemelues i Shoqërisë Letrare të Serbisë, redaktor i kolanës "Meridijan" të shtëpisë botuese Laguna dhe anëtar i qendrave P.E.N. serbe dhe katalonje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d