përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Le miel

Despot, Slobodan.

562 despot le mielBuzë një rruge ku zhvilloheshin luftime në një vend të ish-Jugosllavisë mjekësja Vera takon Veskon dhe të atin, një bletar i moshuar. Atyre u është prishur makina nga pesha e madhe e mjaltit dhe për ta shpëtuar të moshuarin nga sharjet e të birit, Vera u jep para për të riparuar makinën. Ca kohë më vonë Vesko vjen për të lënë para derës së Verës paratë dhe ca mjaltë – një dhuratë nga i ati për Verën. Për Veskon ky është fillimi i një rrëfimi të gjatë, i një tregimi, në të cilin mjalti është balsami më i mirë për dhimbjet njerëzore dhe burim mençurie.

Le miel [Mjalti] nga Slobodan Despoti është botuar në rumanisht (fragment), përkthyer nga Florica Ciodaru-Courriol, me titull Mierea, pranë botimeve Tracus Arte, Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d