përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Was vom Sommer übrig ist

Bach, Tamara.

565 bach ostankiNë këtë verë asgjë nuk i pëlqen Luizës. Prindërit janë edhe më të huaj se ajo dhe po ashtu edhe shokët e klasës, sidomos që kur ndodhi ajo historia me Paulin.  Edhe plani i saj, që në fakt ishte i mrekullueshëm, për ta kombinuar punën si shitëse semafori me atë të shpërndarëses së gazetave, në mënyrë që t'i mbaronte orët sa më shpejt, dështoi. Së paku të mos i kish premtuar edhe gjyshes se do të kujdesej për qenin e saj. Pastaj është edhe Jana, e cila në mes të verës rri mbi një kuti elektriciteti dhe ha një copë keku me çokollatë të shkrirë. Dhe që menjëherë e ndjek Luizën si hije, a thua se pret prej Luizës që kjo t'i tregojë se si jetohet aty.

Was vom Sommer übrig ist [Çfarë mbetet nga vera] e Tamara Bach-ut është botuar në sllovenisht (fragment), përkthyer nga Alenka Novak, me titull Ostanki poletja, pranë botimeve Družina, Lubjanë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d