përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Voi, cuvinte. 101 poeme antume și postume

Bachmann, Ingeborg.

566 bachmann voiNjë përzgjedhje prej gjithsej 101 poezish nga vëllimet e hershme të Ingeborg Bachmann-it dhe nga trashëgimia e saj. Përkthimet janë risi për lexuesin rumun dhe plotësojnë një zbrazëti në receptimin rumun të Bachmanm-it mbas botimit  të Malina-s të përkthyer nga Ramona Trufin (2007). Poezitë e hershme – pjesa kryesore e të cilave janë marrë nga vëllimet Die gestundete Zeit dhe Anrufung des großen Bären – nuk kanë nevojë për argumente të tjerë. Kritikat pozitive dhe çmimet e shumta letrare flasin vetë. Poezitë posthum, shumica të papërfunduara, paralajmërojnë ose thellojnë tematikën dhe motivet e prozës së Bachmann-it dhe plotësojnë tablonë rreth njërit prej zërave më të rëndësishëm lirikë të shekullit XX.

Vëllimi me poezi, Voi, cuvinte. 101 poeme antume și postume [Fjalët e saj. 101 poezi të hershme dhe nga trashëgimia] të Ingeborg Bachmann-it është botuar nga Humanitas, Bukuresht. Ato i kanë përzgjedhur dhe përkthyer në rumanisht (fragment) Ana Mureșanu dhe Ramona Trufin.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d