përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bosnja-Hercegovina, Kroacia dhe Serbia në fokus të verës letrare në Shlesvig Holshtajn

.

567 barbi markovicPër emigrante heroike, bij të humbur, mafiozë të dashuruar, artistë maçistë, ndodhi familjare e botërore dhe shumë të tjera rrëfyen shkrimtaret dhe shkrimtarët nëpër leximet e tyre: 31 aktivitete në 25 pika të ndryshme në vendin më verior të Gjermanisë dhe madje një lexim në Danimarkë, në kuadër të Verës Letrare Schleswig-Holstein 2017, që nga mesi i korrikut e deri në fund të gushtit, prezantuan letërsi nga Bosnja-Hercegovina, Kroacia dhe Serbia.

Morën pjesë shkrimtare dhe shkrimtarë të njohur si Dževad Karahasan, Barbi Marković, Vladimir Kecmanović, Murat Baltić, Miljenko Jergović dhe Slavenka Drakulić si edhe botuesi austriak Lojze Wieser. Të gjithë këta bënë që të publikut t'i jepej një tablo e diferencuar mbi skenën letrare të tri vendeve dhe mbi shoqërinë dhe kulturën e tyre, që e tejkalonte gjerësisht raportimin e zakonshëm në media. Publiku dhe media e priti shumë mirë këtë. Dhe kështu u krijua një urë lidhëse mes Ballkanit dhe Shlesvig-Holshtajnit, në përputhje të plotë me citatin e nobelistit, Ivo Andriç, që ishte caktuar edhe si moto e festivalit: "Gjithçka në jetë është urë – një fjalë, një buzëqeshje që i dhurojmë të tjerëve. Do të isha i lumtur sikur me punën time do të mund të arrija të bëhesha një urëlidhës mes Lindjes dhe Perëndimit. "

bwd  Set 1/2  fwd

Vera Letrare u organizua nga Shtëpia e Letërsisë Shlesvig-Holshtajn, me mbështetje financiare nga qeveria e Landit, TRADUKI, nga i ngarkuari i Landit për formimin politik, fondacioni "Robert Bosch", nga Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Fondacionit "Rosa Luxemburg", Schleswig Holstein.

Shtypi:

Kieler Nachrichten – Intervistë me përgjegjësen e projektit Sara Dušanić

Kieler Nachrichten – Im Erzählen die Welt entdecken

Kieler Nachrichten – Literarische Brückenbauer

Kieler Nachrichten – Windzerzaustes Lesevergnügen

Lübecker Nachrichten – Der junge Sound Serbiens

Kieler Nachrichten – Wir sind alle nur Menschen

Kieler Nachrichten – Lügen, um die Wahrheit zu sagen

Holstein Courier – Ein mitreißende Familiengeschichte aus Balkan

Kieler Nachrichten – Der Künstler als Kannibale

partner projektesh

traduki partners 2014 d