përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

"Tirana in Between": Jasna Šamić vizitore në Shqipëri

.

566 samic jasnaNë korrik, organizata kulturore Poeteka, priti në kuadër të programit të rezidencës së financuar nga TRADUKI, "Tirana in Between", autoren dhe përkthyesen nga Sarajeva, Jasna Šamić. Gjatë qëndrimit të saj atje, të cilin ajo e shfrytëzoi intensivisht për udhëtime, vizita nëpër muze dhe vende të rëndësishme historike, por edhe për takime me kolege dhe kolegë, ajo mblodhi një sërë mbresash.

Me interes të veçantë ishin për të temat kulturore dhe historike si edhe raportet ndërmjet feve në Shqipëri. Para një publiku të gjerë, në një aktivitet me rastin e ditës së lindjes së Ernest Hemingway-t, ajo rrëfeu për vizitën e saj në Kubë, raportin e saj ndaj veprës së Hemingwayt dhe përgjegjësinë e letërsisë në shoqërinë globale. Revista letrare e përjavshme Milosao shtypi një përzgjedhje me poezi të saj, të përkthyera nga Silvana Leka. Në tre ese të gjata të botuara në portalet Plima dhe XXZ ajo flet për përjetimet e saj në Shqipëri.

"HODOČAŠĆE - Posjeta Kruji, bektašijskim tekijama i Sari Saltuku" (Portal Plima)

"BEKTAŠIJSKA TEKIJA TIRANA" (Portal Plima)

"Tirana i Tirani" (Portal XXZ)

partner projektesh

traduki partners 2014 d