përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Šamić, Jasna

.

samic jasnaJasna Šamić, e lindur në vitin 1949 në Sarajevë, studioi gjuhë-letërsi orientale në Universitetin e Sarajevës, ku në vitin 1977 fitoi titullin doktore shkencash. Që atëherë  jeton ndërmjet Sarajevës dhe Parisit. Në vitin 1984, në Sorbonne Nouvelle të Parisit, mbrojti një Doctorat d’Etatès Lettres mbi sufizmin. Jepte mësim si profesore e letërsive orientale në Universitetin e Sarajevës deri në vitin 1992, kur e pushuan nga puna pa arsyetim. Jasna Šamić ka punuar për CNRS (French National Centre of Research), ka bashkëpunuar me radiostacione  në frëngjisht dhe ka dhënë mësim në shumë universitete të ish-Jugosllavisë dhe Europës. Sot është redaktore e revistës letrare Književna sehara. Jasna Šamić shkruan në bosnjisht dhe frëngjisht. Vepra e saj, për të cilën është shpërblyer me disa çmime, përmban shumë libra me poezi, romane dhe ese.

partner projektesh

traduki partners 2014 d