përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Çapaliku, Stefan

.

capaliku stefanStefan Çapaliku, i lindur në vitin 1965 në Shkodër, studioi gjuhë-letërsi shqipe. Studimet i plotësoi me qëndrime në Itali, Angli dhe Çeki. Në vitin 1996 mbrojti doktoratën. Prej vitit 1993 drejton departamentin e letërsisë së Universitetit të Shkodrës. Prej vitit 1998 deri në vitin 2005 punoi për Ministrinë e Kulturës dhe ishte pedagog për estetikë dhe teori drame në Akademinë e Arteve të shqipes. Prej vitit 2005 është studiues në qendrën për studime artistike dhe është pedagog në universitete të ndryshme publike dhe private. Punon edhe si regjisor teatri dhe filmi. Vëllimin e tij të parë me poezi Stefan Çapaliku e botoi në vitin 1993. Krahas poezive, vepra e tij përfshin edhe ese, monografi, prozë dhe mbi 20 pjesë teatrore, për të cilat ai është shpërblyer me çmime nëpër festivale ndërkombëtare të teatrit. Disa nga veprat e tij janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, polonisht, bullgarisht, serbisht, maqedonisht dhe turqisht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d