përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Lovrencic, Sanja

.

lovrencic_sanja
Sanja Lovrencic, është shkrimtare dhe përkthyese kroate, ka botuar deri më tani një numër vëllimesh poetike Insula dulcamara (1987), Skrletne tkanine/Lëndë në të kuqe purpuri (1994), Upute šetacu u vrtu sa zborovima/Guidë për shëtitës në kopshte me kore, U slobodnoj cetvrti/Në lagjen e lirë (2002) dhe Rijeka sigurno voli poplavu.

Është autore e një numri veprash në prozë, ndër të tjera e përmbledhjeve me tregime Wien Fantastic (1998) dhe Portret kuce/Portret i shtëpisë (2002), i romanit Kolhida (2000), Savršen otok/Ishull i përsosur (2002) dhe Klizalište/Pista e patinazhit (2005) si dhe Dvostruki dnevnik žene sa zmajem/Ditari i dyfishtë i gruas me kuçedrën (2005),

Sanja Lovrencic shkruan edhe për fëmijë dhe ka botuar deri tani vëllimet me tregime Esperel - grad malih cuda/Esperel – Qyteti i mrekullive të vogla (1994 dhe 2006), Kuca iznad cudovišta/Shtëpia mbi përbindshin (1996), Cetiri strašna Fufoždera i jedan mali Fufic/Katër fufongrënës të tmerrshëm dhe një fufkë i vogël (2001), Suncev sjaj/Rrezatim dielli (2005) dhe Price o godišnjim dobima/Historitë e stinëve (2007) po kështu një roman për fëmijë Godina bez zeca/Viti pa lepurushë (2004)

Në programet e Radios Kroate janë transmetuar një numër nga radiodramat e saj, mes tyre edhe disa të laureuara me çmime, të botuara edhe në revista dhe antologji të ndryshme (Mlinovi/Mullinjtë, Pisma drugom cuvaru/Letra dy rojeve, Devet oktava/Nëntë oktava, Arielov otok/Ishulli i Arielit).

Si autore e pavarur dokumentarësh radiofonikë ka regjistruar disa radiodrama dokumentare, në të cilat ka qenë edhe regjisore; ka përfaqësuar Radion Kroate në Festivalin Prix Itali 2007 me emisionin e saj radiofonik Ispod lipe nam zelene/Nën pemën e gjelbër të blirit, realizuar së bashku me Zvjezdan Jembrih.

Punon edhe si përkthyese letërsie nga anglishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Pas përkthimit të librit të C. S. Lewis Konj i njegov djecak/Kali dhe i vogli i tij, 2004, u përfshi në listën e nderit të IBBY IBBY (International Board on Books for Young People).

Çmime

Çmimi i parë i Radios Kroate për një tekst në „Albatros"

Çmimi i parë i Radios Kroate për radiodramën për fëmijë për tekstin e vitit 1991 „Možda sam hodao u snu" ( Ndoshta jam somnambul)

Çmimi ASSITEJ 1997 për tekstin më të mirë teatror për të rinj për „Bajka o Sigismundi i Krpimiru" (Përralla e Sigismundit dhe Krpimirit)

Çmimi „Grigor Vitez" 2001 për librin më të mirë për fëmijë për „Cetiri strašna Fufoždera i jedan mali Fufic" (Katër fufongrënës të tmerrshëm dhe një fufkë i vogël)

Çmimi „Gjalski" 2007 për prozën më të mirë të vitit për romanin „U potrazi za Ivanom" (Në kërkim të Ivanës)

Çmimi „Kiklop" 2007 për vëllmin poetik të vitit për librin „Rijeka sigurno voli poplavu" (Lumi pa dyshim që e dashuron përmbytjen)

partner projektesh

traduki partners 2014 d