përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Popović, Sven

.

popovic svenSven Popović, i lindur në vitin 1989 në Zagreb, studioi letërsi të krahasuar dhe gjuhë-letërsi angleze dhe amerikane në Fakultetin e Filozofisë në Zagreb. Shkruan kritika muzikore dhe letrare për revista dhe portale. Proza e tij përfaqësohet në revistat Quorum, Zarez, Fantom slobode, Nova riječ në përmbledhjen Record Stories, në antologjinë  Bez vrata, bez kucanja si edhe në portale interneti në serbisht. Në vitin 2015 u botua libri i tij i parë Nebo u kaljuži. Sven Popović është bashkëthemelues i programit për autorë të rinj "Tko čita" dhe redaktor i vëllimit me të njëjtin titull të viteve 2015/2016. Tregime të tij janë botuar edhe në antologjinë Best European Fiction 2017 dhe janë përkthyer në anglisht dhe rumanisht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d