përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bursa recidencash në Austri për vitin 2018

.

561 residenceZyra e kancelarit austriak, në bashkëpunim me KulturKontakt Austria, vë në dispozicion 50 bursa rezidencash në Vjenë dhe Salzburg për vitin 2018. Rezidencat shërbejnë për t'u njohur me skenën kulturore e artistike të Austrisë dhe për të krijuar kontakte me artbërësit austriak. Ofrohen vizita në galeri, studio, muze, kontakte me skenën e letërsisë dhe botimeve si edhe akses në jetën muzikore të Vjenës dhe Salzburgut.

Ekziston më tej mundësia për të marrë pjesë në mënyrë aktive në programin "Artists-in-Residence-go-to-School on KulturKontakt Austria" dhe për të mbajtur seminare në shkollat austriake. Ftohen të aplikojnë artistë që nuk janë me banim në Austri dhe i kanë përfunduar studimet. Afati i fundit për aplikim është 18 shtatori 2017 nëpërmjet platformës online.

Shpallja (gjermanisht)

Shpallja (anglisht)

partner projektesh

traduki partners 2014 d