përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

"Absolutely modern”: Renato Baretić i ftuar në Shkup

.

559 bareticBotimet Goten pritën në qershor, në kuadër të programit të financuar nga TRADUKI "Absolutely modern", një bujtës nga Kroacia: Për katër javë rresht, Renato Baretić-i punoi intensivisht në Shkup me skenarin e dy episodeve të serisë së tij televizive me titull Crno-bijeli svijet si edhe në një komedi për teatrin "Scena Gorica" në Zagreb.

Ai u takua me kolegë dhe miq nga Shkupi dhe lidhi kontakte të reja me skenën letrare dhe artistike të Maqedonisë. Si gazetar, Renato Baretić-i u tregua shumë i interesuar edhe për gjendjen aktuale politike në Maqedoni. Ai iu prezantua publikut me tre intervista të hollësishme dhe një bisedë letrare të organizuar nga "Goten". Së bashku me kolegun e tij shkrimtar, Emir Imamović-in, ai foli edhe për poetikën e tij, rolin e letërsisë në shoqërinë e sotme dhe ndikimin e saj mbi zhvillimet sociale dhe kulturore.

partner projektesh

traduki partners 2014 d