përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Nenad Rizvanović si Writer-in-Residence në Sarajevë

.

548 rizvanovicRezidenti i parë i sivjetshëm që priti qendra P.E.N. e Bosnjë-Hercegovinës në Sarajevë në kuadër të programit të mbështetur nga TRADUKI ishte shkrimtari kroat Nenad Rizvanović. Rezidencat janë një shans ideal për shkrimtarët që për një muaj të tërë t'u kushtohen dorëshkrimeve të librave aktualë, iu falënderua shkrimtari organizatorëve për bursën. Ai e shfrytëzoi atë për të punuar me librin e tij të ri: një kronikë familjare, me titullin paraprak Svijet oko nas [Bota rreth nesh].

Më 24 maj, në një bisedë me Ahmed Burić-in, ku ai iu prezantua lexueseve dhe lexuesve të Sarajevës, shkrimtari kujtoi festivalin e artit alternativ, FAK, të cilin e kish themeluar vetë bashkë me të tjerë, por që, me gjithë suksesin e madh, nuk mundej ta vazhdonte dhe foli për pozitën dhe perceptimin e shkrimtarëve në shoqëritë e sllavishtes së jugut.

partner projektesh

traduki partners 2014 d