përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

"Prishtina has no river": Ekaterina Petrova dhe Dinko Telećan në Festivalin e Letërsisë POLIP

.

545 panelOrganizatorët e programit të rezidencës së financuar nga TRADUKI, "Prishtina has no river”, pritën në muajin maj shkrimtarin Dinko Telećan (Kroaci) dhe përkthyesen dhe gazetaren Ekaterina Petrova (Bullgari). Gjatë qëndrimit të tyre katërjavor, dy mysafirët morën pjesë në festivalin e letërsisë POLIP, që organizohet një herë në vit në kryeqytetin e Kosovës nga Qendra Multimedia. Krahas prezantimit të letërsisë, festivali synon të forcojë mirëbesimin ndërmjet vendeve të traumatizuara të rajonit të Ballkanit. Dinko Telećan shfrytëzoi rastin t'u prezantohej edhe lexueseve dhe lexuesve në kuadër të një festivali poezie në Pejë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d