përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Hvala, Tea

.

hvala teaTea Hvala studioi komparistikë, sociologji kulture dhe studime gjinore. Në fokus të punës së saj është fantashkenca feministe. Shkruan ese, artikuj editorialë dhe tregime, të cilët janë publikuar në shumë revista sllovene. Po ashtu , ajo ka përgatitur për botim librat Svetovi drugih (2010) dhe Rdečke razsajajo! (2011). Me disa nga shkrimet e saj është përfaqësuar nëpër antologji. Krahas veprimtarisë së saj si shkrimtare, ajo merret edhe me përkthime nga anglishtja, kroatishtja dhe italishtja në sllovenisht. Tea Hvala jeton dhe punon në Lubjanë. Ajo është bashkëprezantuese emisionit radiofonik Sektor Ž që trajton kryesisht politikë, kulturë dhe art feminist, ndërsa prej vitit 2001 është bashkorganizatore e festivalit feminist dhe "queer"-ist Rdeče zore. Prej vitit 2008, ka bashkorganizuar një sërë workshopësh, me titull "In other Wor(l)ds", që i kushtohen shkrimit kolektiv të fantashkencës queer e feministe.

partner projektesh

traduki partners 2014 d