përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Yotov, Stilian

.

yotov stilyanStilian Yotov u lind në vitin 1960 në Sofje, është autor dhe përkthyes si edhe profesor i filozofisë së erës së re, dhe i drejtësisë pranë Universitetit "Shën Klementi i Ohrit" në Sofje. Ka publikuar disa libra shkencorë që merren me temat: drejtësia dhe respekti, etika dhe shumëkulturaliteti, barazia dhe egalitariteti, dinjiteti dhe të drejtat e njeriut, vepra e Habermasit dhe filozofia e të drejtave. Stilian Yotov-i ka përkthyer, ndër të tjera, vepra nga autorë si Jürgen Habermas, Theodor W. Adorno, Max Horkheimer dhe Siegfried Krakauer. Në vitin 2003 dhe në vitin 2004 u laureua me Çmimin Kombëtar të Shkencave Humane, ndërsa në vitin 2016 me Çmimin e Vitit të Shoqatës së Përkthyesve të Bullgarisë. Veç kësaj, ai ka qenë bursist i fondacionit "Alexander von Humboldt", ndërsa në vitet 2002-2003 ka qenë si profesor i ftuar, shef i katedrës "Elias Canetti" në Universitetin "Viadrina" në Frankfurt mbi Oder.

partner projektesh

traduki partners 2014 d