përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Jovan Nikolić si bursist rezidence në Split

.

529 jovan nikolic splitNë çelje të programit të sivjetshëm të rezidencës 'Marko Marulić' që mbështetet financiarisht nga TRADUKI gjatë muajit mars qëndroi në Split, me ftesë të shoqatës KURS, shkrimtari Jovan Nikolić. I biri i një romi dhe i një serbeje, që pat emigruar në Gjermani në vitin 1999, konsiderohet si një ndër zërat më të njohur të letërsisë rome në Europë.

Me qytetin e Splitit atë e lidhin kujtime nga koha kur qe ushtar i Armatës Popullore të Jugosllavisë në ishullin Vis e ku simulonte dhimbje barku që si pacient i një spitali të Splitit, në kohën e lirë, të shëtiste buzë Rivas. Gjatë qëndrimit të tij në rezidencë Jovan Nikolić u morr me dorëshkrimin e vëllimit të tij të ri në prozë të shkurtër si edhe me disa skica fragmentare mbi Splitin. Më 7 prill ai iu prezantua publikut gjatë mbrëmjes letrare Disku(r)sija në një bisedë me Nebojša Lujanovićin dhe e entuziazmoi atë me poezitë dhe tregimet e shkurtra të tij.

partner projektesh

traduki partners 2014 d