përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ivanković, Željko

.

ivankovic zeljkoŽeljko Ivanković u lind në vitin 1954 në Vareš, Bosnjë-Hercegovinë. Ka studiuar në Sarajevë dhe Novi Sad dhe sot është poet, përkthyes, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe publicist. Ka botuar mbi pesëdhjetë libra, kryesisht vëllime me poezi, por edhe kronika udhëtimesh, përmbledhje me ese, vëllime me tregime dhe romane. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë. Ivanković-i është edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kroacisë, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Bosnjë-Hercegovinës, i P.E.N.-it kroat, i P.E.N.-it të Bosnjë-Hercegovinës dhe i Shoqatës së Gazetarëve të Bosnjë-Hercegovinës.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d