përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Hudolin, Jurij

.

hudolin_jurijJurij Hudolin u lind në vitin 1973 në Lubjanë, ku jeton dhe punon si shkrimtar, redaktor, skenarist, gazetar dhe përkthyes me profesion të lirë. Ka botuar vëllimet me poezi: Če je laž kralj (1991), Ajdbog në ptičvolkkača (1992), Bestije (1993), Divjanje (1994), Prividi nemirnega čudaka (1994), Govori ženska (2001), Ljubezni (2009), Žival in lakaj najdeta ljubezen (2009), Čakanje revolucije in modrosti (2013), Prištinski dnevnik (2015) si edhe romanet: Objestnost (2005), Pastorek (2008), Vrvohodec (2011), Ingrid Rosenfeld (2013), Osnove ljubezni in zla (2016); librin me prozë të shkurtër: Na Kolodvorski ulici nič novega (2012) dhe vëllimin me artikuj: Pusti ti to (2005). Nga kroatishtja, serbishtja dhe bosnjishtja ka përkthyer mbi 30 libra, si edhe ka bashkëpunuar për revista dhe antologji ndërkombëtare. Editorialët e tij botohen në të gjitha gazetat dhe revistat më të rëndësishme të Sllovenisë, ndërsa është skenarist i katërmbëdhjetë filmave artistikë dhe dokumentarë. Librat e tij janë përkthyer e botuar në anglishte, çekishte, hungarishte, kroatishte, shqipe, serbishte, bosnjishte dhe maqedonishte. Për veprën e tij Jurij Hudolin është laureuar e shpërblyer me shumë bursa e çmime brenda dhe jashtë vendit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d