përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Berishaj, Nikollë

.

berishaj nikolleNikollë Berishaj u lind në vitin 1958 në Tuz (Mali i Zi) dhe është përkthyes, shkrimtar, poet dhe eseist. Përkthen nga sllovenishtja dhe kroatishtja/serbishtja/bosnjishtja/malazezishtja në shqip dhe anasjelltas. Ka botuar mbi 60 përkthime, ndër to, vepra nga autorë si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Boris Pahor, Drago Jančar, Milan Dekleva, Jurij Hudolin, Balša Brković, Gabriela Babnik dhe Slavko Pregl. Në vitin 2013 është laureuar me çmimin "Pretnar" dhe titullin e nderit "Ambasador i gjuhës dhe letërsisë sllovene". Nikollë Berishaj është autor i një fjalori sllovenisht-shqip/shqip-sllovenisht, i romanit Kush e vrau Besën dhe i vëllimit me poezi Sub rosa dictum. Ai jeton në Tuz.

partner projektesh

traduki partners 2014 d