përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Otello, Arapi i Vlorës

Blushi, Ben.

550 blushi otelloDramën e Sheksipirit për Otellon dhe Desdemonën autori shqiptar Ben Blushi e ka zhvendosur në shekullin e 14-të. Në romanin në fjalë ngjarja zhvillohet jo vetëm në Venedig, por pjesërisht edhe në qytetin bregdetar shqiptar, Vlorën, i cili në atë periudhë ka qenë qendër e rëndësishme tregtare e rajonit. Personazhet i rrëmben vorbulla e ngjarjeve që zhvillohen kur qyteti – tekefundit më kot – përpiqet që në një aleancë me serbët t'i shpëtojë pushtimit osman. Por në qendër të romanit është dashuria e Otellons për Desdemonën, janë vuajtje, xhelozi, intriga, tradhëti dhe vrasje. Në vitin 2014 romani u vlerësua me European Union Prize for Literature.

Otello, Arapi i Vlorës nga Ben Blushi është botuar në maqedonisht (fragment) përkthyer nga Sotir Risto me titull Отело, Арапинот на Валона pranë botimeve Antolog, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d