përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Im Bureau

Walser, Robert.

549 walser im bureauLigji i zyrës përcakton jetën tonë nga A-ja te Zh-ja. Nuk ishte kështu në vitin 1900, kur Robert Walseri, asokohe djalë i ri, filloi të merrej me shkrime. Si praktikant në një bankë ai e kish provuar zyrën si një risi irrituese. Ajo paraqitet si mishërim i një jete të përcaktuar nga jashtë dhe të zbrazur nga kuptimi dhe është vendi ku nisin fantazitë dhe ëndërrat për të sunduar realitetin. Si satirat për byrokracinë te Melville, Gogoli e Kafka edhe tregimet e Robert Walserit hedhin një dritë sa ndriçuese aq edhe qesharake mbi punonjësit e zyrave e botën e punës.

Im Bureau [Në zyrë] nga Robert Walser ka dalë në bullgarisht (fragment) përkthyer nga Gergana Fyrkova me titull В канцеларията pranë botimeve Funtasy, Sofie.

partner projektesh

traduki partners 2014 d