përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Von Horváth, Ödön

.

von horvath oedoenÖdön von Horváth u lind në vitin 1901 si i biri i një diplomati austro-hungarez në Fiume (sot Rijeka/Kroaci). Suksesin e tij të parë si shkrimtar e përjetoi në vitin 1929 në Berlin me teatrin Die Bergbahn. Në vitin 1931, për pjesën e tij teatrore Geschichten aus dem Wiener Wald (1931) u vlerësua me çmimin Kleist. Vepra të tjera të njohura janë dramat Glaube Liebe Hoffnung dhe Kasimir und Karoline si edhe romani Jugend ohne Gott. Me shkrime të përkushtuara dhe kritike Ödön von Horváth doli hapur kundër nazizmit. Kur u detyrua të largohej nga Gjermania, në vitin 1936, si fillim ndenji për ca kohë te miku i tij Carl Zuckmayer, në afërsi të Salzburgut, dhe në vitin 1938 u nis në drejtim të Budapestit. Qëndroni në Çekosllovaki, Cyrih dhe Amsterdam dhe më 1 qershor 1938 vdiq në Paris nga një degë që ra nga pema.

partner projektesh

traduki partners 2014 d