Baltić, Murat
Murat Baltić, i lindur në vitin 1952 në Sanxhak, pas përfundimit të studimeve për drejtësi gjeti punë si gjykatës në qytetin e lindjes, Sjenica. Ishte kritik ndaj regjimit të Miloshevicit dhe shkruante analiza kritike nëpër gazetat e opozitës. Pas një interviste në Deutsche Welle e shpallën spiun dhe e pushuan nga puna. Meqë ishte në rrezik jete, u arratis nga Jugosllavia. Si shkrimtar është vlerësuar me disa bursa nga Bashkia e Mynihut, nga fondacioni Heinrich Böll dhe nga qeveria e Brandenburgut. Aktualisht jeton me familien në Düren pranë Kölnit.