përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Im Frühling sterben

Rothmann, Ralf.

530 rothmann fruehlingWalter Urban dhe Friedrich – "Fiete"– Caroli, dy mjelës shtatëmbëdhjetëvjeçarë nga Gjermania e Veriut rekrutohen me detyrim në ushtri, në shkurtin e vitit 1945. Njëri caktohet shofer furnizimi për ushtrinë esesëve (Waffen-SS), tjetri, Fieteja, dërgohet në front. Ai dezerton, kapet dhe dënohet me vdekje, ndërsa Walteri, shefi cinik i të cilit nuk lejon asnjë kundërshtim, gjendet krejt papritur me karabinë përballë shokut të tij të ngushtë.

Im Frühling sterben [Të vdesësh në pranverë] nga Ralf Rothmann është botuar në bullgarisht (fragment), përkthyer nga Ljubomir Iliev, me titull Разстрел напролет, pranë botimeve Atlantis KL, Sofje, në kroatisht (fragment), përkthyer nga Patricija Horvat, me titull Umrijeti u proljeće, pranë Fraktura, Zagreb dhe në rumanisht (fragment), përkthyer nga Alexandru Al. Şahighian, me titull Murind când vine primăvara, pranë Editura ART, Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d