përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Dežulović, Boris

.

dezulovic borisBoris Dežulović u lind në vitin 1964 në Split. Është bashkëthemelues i teatrit alternativ Epicentar (1985) dhe i revistës së përjavshme satirike Feral Tribune, të cilën ai e ka mbrujtur sidomos në vitet '90 me tekstet e tij dhe që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kroacinë e pasluftës si zë kritik ndaj regjimit. Artikujt e Boris Dežulović-it publikohen në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Ai shkruan edhe letërsi artistike, ndër të cilat mund të veçohen romanet Christkind (2003) dhe Jebo sad hiljadu dinara (2005), vëllimi me poezi Pjesme iz Lore (2005) si edhe përmbledhja me tregime Poglavnikova bakterija (2007). Vepra e tij si gazetar dhe autor librash është vlerësuar me shumë çmime.

partner projektesh

traduki partners 2014 d