përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Kunert, Günter

.

kunert guenterGünter Kunert u lind në vitin 1929 në Berlin dhe është një ndër autorët më të lexuar të brezit të tij. Është laureuar me shumë çmime për veprat e tij, ku numërohen poezi, tregime, ese, kronika udhëtimesh, libra për fëmijë dhe një roman. Në vitet 1960 iu shtuan konfliktet me organet zyrtare të RDGJ-së, ndërsa në Gjermaninë Perëndimore interesi për veprat e tij sa vinte e rritej. Falë reputacionit ndërkombëtar i lejohej të dilte nga vendi. Kështu, shkoi si profesor i ftuar në Austin (Texas) dhe si bursist rezidence në Warwick të Anglisë. Në vitin 1979, një vizë disavjeçare i mundësoi shpërnguljen në Republikën Federale të Gjermanisë. Që atëherë jeton si shkrimtar i lirë në Kaisborstel pranë Itzehoe.

partner projektesh

traduki partners 2014 d