përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Alexe, Radu-Mihai

.

alexe radu mihaiRadu-Mihai Alexe u lind në vitin 1975 në Bukuresht (Rumani) dhe u rrit me dy gjuhë. Ka studiuar gjermanistikë në Universitetin e Bukureshtit dhe pas përfundimit të studimeve punoi po aty si asistent. Bursë shkencore në vitin 1999 në Universitetit të Bohumit dhe në vitin 2000-2002 në Universitetit të Vjenës. Më pas ka qenë punuar në Qendrën e Informimit mbi Librat gjermanë të Institutit "Goethe" të Bukureshtit. Që nga viti 2009, punon si përkthyes me profesion të lirë. Ka përkthyer nga gjermanishtja disa libra dhe tekste, ndër to Mephisto – Roman einer Karriere (Klaus Mann), Adler und Engel (Juli Zeh), Die Umarmung (Martin Gülich) dhe Adam und Evelyn (Ingo Schulze). Nga rumanishtja ka përkthyer ndër të tjera tekste të Nora Iugas, Nicoleta Esinencut, Liliana Corobca dhe Radu Aldulescu. Që nga viti 2014 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rumanisë, në degën e përkthimit. Jeton dhe punon në Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d