përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Aller Tage Abend

Erpenbeck, Jenny.

522 erpenbeck aller tage abendSa e gjatë do të jetë jeta e fëmijës së sapolindur? Kush jemi ne, kur na vjen ora? Kush do na qajë? Jenny Erpenbeck na merr me vete në udhëtimin e saj në jetët e shumta që mund të përfshiheshin brenda një jete. Ajo hedh një vështrim të mprehtë mbi degëzimet ku vendosen gjëra thelbësore. Figura kryesore e romanit të saj vdes si njeri. Apo jo? Vdes si dashuruese. Apo jo? Vdes si e tradhtuara, si e shumënderuara. Si e harruara nga të gjithë. Apo jo? Me mjeshtëri dhe gjallëri Erpenbeck-u rrëfen se si i ashtuquajturi "fat", rezulton të jetë një bashkëveprim i madh mes historisë, kulturës dhe kohës, implikimeve familjare dhe personale. E megjithatë, te të gjitha këto rastësia rri "në odën e saj të hekurt dhe bën llogari".

Aller Tage Abend i Jenny Erpenbeck-ut është botuar në serbisht (fragment), përkthyer nga Ljiljana Ilić, me titull Noć bez svitanja [Natë pa agim] nga shtëpia botuese Booka, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d