përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ferčec, Goran

.

fercec goranGoran Ferčec u lind në vitin 1978 në Koprivnica (Kroaci). Ka studiuar Akademinë e Dramaturgjisë në Zagreb dhe punon si shkrimtar, dramaturg dhe regjisor. Është anëtar i redaksisë së revistës së dramaturgjisë Frakcija dhe bashkëthemelues i nismës Dramaturški kolektiv, e cila angazhohet për rritjen e shkallës së njohjes së dramaturgëve të rinj. Goran Ferčec shkruan tekste për shfaqje, artikuj teorikë dhe ese për revista të ndryshme, ndër të cilat Frakcija, Kretanja, Kazalište (Zagreb), TkH – Teorija koja Hoda (Beograd), Scena (Novi Sad), Buchkultur (Vjenë) si edhe për Radion Kombëtare. Vepra e tij e parë si dramaturg Pismo Heineru Mülleru u shfaq në Zagreb në vitin 2011. Në të njëjtin vit u publikua edhe romani i tij i parë Ovdje neće biti čuda, i cili u përkthye në kroatisht dhe maqedonisht dhe është nominuar për shumë çmime të rëndësishme letrare. Në vitin 2015 botoi edhe vëllimi e parë me ese me titull Priručnik za jučer. Për veprën e tij teatrore, Goran Ferčec është laureuar me shumë çmime.

partner projektesh

traduki partners 2014 d