përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Bajić, Bojana

.

bajic bojanaBojana Bajić kreu gjimnazin në Karlovac dhe studioi anglisht dhe gjermanistikë në Fakultetin e Filozofisë së Rijekës. Gjatë studimeve, në vitin 2006, ndenji për disa muaj me radhë si bursiste e Fondacionit Copernicus pranë Universitetit Humboldt të Berlinit. Në vitin 2007 shkoi sërish për dy muaj në Berlin, në kuadër të një partneriteti institucional të mbështetur nga DAAD, ndërmjet universiteteve të Berlinit dhe Rijekës, për të punuar si shkencëtare e ftuar në Universitetin e Lirë të Berlinit. Nga viti 2009 deri në vitin 2010 ka punuar si asistente redaksionale dhe përkthyese për Botimet Planetopija në Zagreb.  Pasi kreu studimet në vitin 2010, punoi për katër vjet radhazi si mësuese e gjermanishtes dhe anglishtes. Bojana Bajić jeton dhe punon në Karlovac dhe prej vitit 2005 përkthen nga gjermanishtja dhe anglishtja në kroatisht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d