përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Šuta-Hibert, Monja

.

suta hibert monjaMonja Šuta-Hibert u lind në vitin 1980 në Sarajevë (Bosnjë-Hercegovinë), studioi letërsi dhe bibliotekari të krahasuar pranë Fakultetit të Filozofisë së Universitetit të Sarajevës. Gjatë studimeve dhe pas tyre ka punuar pranë Institutit Gëte si koordinuese projektesh dhe përkthyese në sektorin e kulturës. Ndërmjet viteve 2005 dhe 2011 ka qenë bashkëpunëtore në qendrën për studime ndërdisiplinore pasdiplomike të Universitetit të Sarajevës "Demokraci dhe Të drejtat e Njeriut" te programi i masterëve. Gjatë punës dhe veprimtarisë së saj shumëvjeçare në shoqatën 'Pravo Ljudski', të cilën e bashkëthemeloi dhe e drejtoi për tetë vjet radhazi, Monja Šuta-Hibert fitoi njohuri të thella në lëmin e filmit dokumentar dhe metodat e arsimit joformal. Deri më sot ajo ka drejtuar një numër të madh projektesh në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Veç të tjerash ka qenë pedagoge e ftuar në universitetet e Bratislavës dhe Varshavës. Prej shtatorit 2014 ajo punon për TPO Foundation në Sarajevë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d