përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Koselleck, Reinhart

.

kosselek reinhartReinhart Koselleck (1923-2006) renditet ndër historianët më të njohur gjermanë të shekullit XX. Puna e tij e laureuar me disa çmime gëzon vëmendje të gjerë në arenën ndërkombëtare. Në Gjermani ai hyn te themeluesit e historisë sociale moderne. Pasi kreu studimet për histori, filozofi, të drejtën shtetërore dhe sociologji në Hajdelberg dhe Bristol, në vitin 1954 Reinhart Koselleck mbrojti doktoratën me punimin Kritik und Krise. Eine Studie zur Pathogenese der bürgerlichen Welt. [Kritikë dhe krizë. Një studim mbi patogjenezën e botës qytetare].  Pasi punoi si profesor në Bohum dhe Hajdelberg, prej vitit 1974 e deri sa doli në pension, në vitin 1988, ishte profesor për teorinë e historisë në Universitetin e Bielefeldit, ku ishte njëri prej bashkëthemeluesve.

partner projektesh

traduki partners 2014 d