përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

langer transit

Haderlap, Maja.

482 haderlap langer transitPoezitë e Maja Haderlap-it kanë diçka për të treguar. Me ndjeshmëri mahnitëse ato flasin për të qenit i huaj dhe kthimin në vatër, për visore të gjëra dhe shtëpi të ngushta, për njerëz në rrugëtim: në kërkim të asaj që mund të jetë jeta. Mund të jetë dikush tjetër, një i afërm, bashkësia, mund jetë vetmia ose poezia vetë, për të cilën duhet gjetur një gjuhë. Emocionaliteti i thellë lind pikërisht kur nuk kërkohet me sforco.

Vëllimi me poezi langer transit [tranzit i gjatë] nga Maja Haderlap është botuar në përkthimin sllovenisht (fragment) nga Štefan Vevar me titull dolgo prehajanje pranë shtëpisë botuese Cankarjeva založba, Lubjanë.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d