përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Djurović, Ilija

.

djurovic ilijaIlija Đurović, i lindur në vitin 1990 në Podgoricë, botoi në vitin 2009 tregimin e tij të parë në revistën letrare malazeze, ARS. Vijuan shkrime të tjera për shumë revista letrare dhe faqe interneti. Në vitin 2014 doli vëllimi i tij i parë me tregime: Oni to tako divno rade u velikim ljubavnim romanima, i cili u prit shumë mirë. Në vitin 2015 iu botua tregimi i parë, Pet udovica, në antologjinë prestigjioze amerikane, "Best European Fiction", përkthyer në anglisht nga Will Firth. Në konkursin e letërsisë "A Sea of Words", që zhvillohet në Barcelonë, ka fituar dy herë radhazi (2010, 2011) çmimin për tregimin më të mirë. Ilija Đurović shkruan recensione, analiza und artikuj editorialë për revista dhe gazeta në Slloveni, Mal të Zi, Serbi dhe Kroaci. Prej vitit 2014 punon për shtëpinë botuese të pavarur malazeze, Žuta kornjača, për të cilën, ndër të tjera, ka përkthyer edhe një libër me minidrama nga Thomas Bernhard. Prej vitit 2013 jeton në Berlin.

partner projektesh

traduki partners 2014 d