përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Stănescu, Bogdan-Alexandru

.

stanescu bogdan alexandruBogdan-Alexandru Stănescu, i lindur në vitin 1979, është kritik letërsie dhe shkrimtar. ka studiuar dhe doktoruar në degën e letërsisë rumune dhe punon si pedagog asistent në universitetin e Bukureshtit. Ka themeluar festivalin ndërkombëtar të letërsisë FILB në Bukuresht dhe për 11 vjet me radhë ka qenë koordinator i botimeve të përkthimeve letrare në kolanën "Biblioteca Polirom". Prej mbi 16 vjetësh shkruan rregullisht recensione librash të cilat aktualisht botohen çdo vit në revistën letrare që gëzon reputacion në Rumani Observator cultural. Ndër botimet e tij numërohen dy ese dhe dy vëllime me poezi, tregime nëpër antologji si edhe përkthime nga autorë si Tennessee Williams, James Joyce, Sandra Newman dhe Alberto Manguel. Në vitin 2015 Bogdan-Alexandru Stănescu u nderua me çmimin e shkrimtarit të ri më të mirë të vitit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d