përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Neziraj, Jeton

.

neziraj jetonJeton Neziraj u lind në vitin 1977 në Kaçanik (Kosovë), është dramaturg dhe skenarist dhe drejtor i Qendra Multimedia në Prishtinë. Nga 2008 deri në vitin 2011 ka qenë edhe drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Dramat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë shfaqur në shumë skena teatrore të Evropës, ndër të tjera në teatrin popullor të Vjenës, në festivalin e euroskenës në Lajpcig dhe në festivalin "Neue Stücke aus Europa" në Wiesbaden. Disa nga pjesët e tij janë botuar edhe në gjermanisht pranë botimeve S. Fischer. Disa prej skenarëve të tij janë bërë filma, për të cilat ai është shpërblyer dy herë me çmimin e ministrisë së kulturës për skenarin më të mirë. Jeton Neziraj shkruan për gazeta lokale dhe të huaja.

partner projektesh

traduki partners 2014 d