përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Marković, Tomislav

.

markovic tomislavTomislav Marković u lind në vitin 1976 dhe jeton e punon në Beograd. Shkruan poezi, prozë, ese, satirë dhe shkrime publicistike. Prej vitit 2008 deri në vitin 2016 ka qenë zëvendëskryeredaktor i portalit të lajmeve e-novine. Si bashkëthemelues dhe anëtar i redaksisë BETON (www.elektrobeton.net) ka botuar disa libra dhe në vitin 2007, së bashku me kolegët e tij, ka qenë fitues i çmimit "Dušan Bogovac", që jepet nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë për kurajë profesionale dhe etikë gazetareske. Aktualisht Tomislav Marković shkruan rregullisht artikuj editorialë në portalin antena M (www.antenam.net). Si bursist rezidence ka qenë i ftuar në Sarajevë, Rjekë, Prishtinë, Split dhe Pazin. Krahas teksteve të këngëve për pjesën Ubiti Zorana Đinđića dhe për grupin alternativ beogradas Ah, Ahilej, ndër publikimet e tij shquhen libri Vreme smrti i razonode (2009) dhe vëllimi me poezi Čovek zeva posle rata (2014). Tekstet e tij janë përkthyer në shqip, sllovenisht, gjermanisht, anglisht dhe hungarisht. Prej vitit 2016 Tomislav Marković është autor i shtëpisë botuese Partizanska knjiga.

partner projektesh

traduki partners 2014 d