përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Matić, Edi

.

matic ediEdi Matić u lind në vitin 1962 në Split (Kroaci) dhe punon si producent i pavarur për prodhime audiovizive dhe si dizenjues grafik. Është një ndër themeluesit e shoqatës kulturore "Kurs" në Split. Ndër të tjera ka qenë nismëtar dhe producent i komedisë muzikore Sarajevski krug, që është shfaqur në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Austri, Gjermani, Skoci, Angli dhe SHBA. Ekspozitat fotografike të tij janë prezantuar ndër të tjera edhe në Galerie Art Point (KulturKontakt Austria) në Vjenë, në kuadër të "photo_graz 010" dhe në galerinë e ndërtesës së bashkisë së Graz. Romani i tij Ovdje fali ženska ruka, në vitin 2007 ishte një ndër shtatë finalistët e nominuar për çmimin e VBZ-së për letërsi, në kategorinë "Romane të pabotuara". Në vitin 2008 ai u nominua për çmimin Kiklop, në kategorinë "Romane debutuese", dhe në vitin 2009 hyri në listën e shkurtër të romaneve të nominuara për çmimin e T-Portalit. Në vitin 2009 Edi Matić ishte i ftuar në Shtëpinë e autoreve dhe autorëve ndërkombëtarë në Graz. Gjatë kësaj periudhe punoi për romanin Grimalda, i cili në vitin 2012 u publikua në gjermanisht nga shtëpia botuese Leykam dhe u shpërblye me çmimin e letërsisë së Steiermärkische Sparkasse.

partner projektesh

traduki partners 2014 d