përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Alle da! Unser kunterbuntes Leben

Tuckermann, Anja.

480 tuckermann vsi tukajSamira ka ardhur nga Afrika me një anije dhe më pas me një kamion. Amadit i mungojnë shokët me të cilët luante futboll në Irak, të cilin iu desh ta braktiste për shkak të luftës. Tani Amadi i bën golat me shokë të tjerë, në Dyseldorf. Dilara ka lindur në Berlin, por e flet shumë mirë turqishten dhe feston bajramin. Familja e saj ka ardhur prej vitesh nga Anadolli, sepse në Berlin ka punë. Në se nisim e gërmojmë thellë në të kaluarën, del se çdokush vjen nga një vend tjetër. E tani jetojmë të gjithë së bashku këtu. Herë është interesante, po ndonjëherë është e vështirë. Sidoqoftë, jeta bëhet më e larmishme, kur bashkohen njerëz të ndryshëm nga gjithandej.

Alle da! Unser kunterbuntes Leben nga Anja Tuckermann dhe Tine Schulz (ilustrimet) është botuar në sllovenisht (fragment), përkthyer nga Tina Mahkota, me titull Vsi tukaj, vsi skupaj! pranë botimeve Založba Zala, Lesce dhe në shqip (fragment), përkthyer nga Eljana Mankollari, me titull Të gjithë këtu, pranë botimeve Poeteka, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d