Beschleunigung. Die Veränderung der Zeitstrukturen in der Moderne
Libri ndërmerr një përpjekje të parë për të përmbledhur në mënyrë sistematike dinamizimin në rritje të raporteve shoqërore që në valën e mbarmë të përshpejtimit digjital dhe politik njihet me termin "globalizim" dhe për të analizuar shkaqet kulturore dhe strukturore të tij, si edhe pasojat e tij mbi mënyrat individuale dhe kolektive të jetesës. Ngrihet teza se pasojat fillimisht çliruese dhe aftësuese të përshpejtimit social që janë të bashkëvarura me rritjet teknike të shpejtësisë së transportit, të komunikimit ose të prodhimit në periudhën e vonë moderne kërcënohen të shndërrohen në të kundërtën. Si nga ana individuale, ashtu edhe në nivelin kolektiv, përvoja me kohën dhe historinë ndryshojnë: në vend të një lëvizjeje të drejtuar përpara del perceptimi i një spiraleje ngjitëse të palëvizshme dhe të ngecur në vend.
Beschleunigung. Die Veränderung der Zeitstrukturen in der Moderne [Përshpejtim. Ndryshimi i strukturave kohore në kohët moderne ] nga Hartmut Rosa është botuar në bullgarisht (fragment), përkthyer nga Svetla Marinova, me titullin Ускоряаване. Промяната на времевите структури в модерността, pranë shtëpisë botuese KX – Critique and Humanism, Sofje.