përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Pranjković Karas, Ana

.

pranjkovic karas anaAna Pranjković Karas, e lindur në vitin 1982 në Zagreb, studioi gjermanisht, hispanistikë dhe linguistikë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Prej vitit 2005 ajo bashkëpunon për një fjalor të madh kroatisht-gjermanisht. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kroacisë dhe drejton seminare përkthyesish të Institutit Goethe dhe Forumit Austriak për Kulturën. Në vitin 2011 ajo fitoi bursën "Hapat" të LCB-së dhe mori pjesë në Akademinë Verore për përkthyes letrarë nga gjermanishtja. Prej vitit 2013 derinë vitin 2015 ajo mori pjesë në projektin për nxitjen e përkthimit dhe letërsisë TransStar Europa. Ndër përkthimet e saj numërohen vepra nga Thomas Bernhard, Eugenio Coseriu, Pablo Casacuberta dhe Hans Magnus Enzensberger. Në vitin 2012 ajo u shpërblye me çmimin për përkthyes të Zyrës së Kancelarit Austriak për përkthimin e veprës së Thomas Bernhard-it, Die Kälte. Eine Isolation. Prej vitit 2015 ajo jeton në Luksemburg, ku punon si përkthyese pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përkthimeve.

partner projektesh

traduki partners 2014 d