përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Švarcmaleri austrijske pozornice (1)

Hrsg. Relja Dražić.

471 drazic svarcmaleriKatër dramat e prezantuara në këtë antologji: Hochzeit nga Elias Canetti, Vineta nga Jura Soyfer, Heldenplatz nga Thomas Bernhard dhe Volksvernichtung nga Werner Schwab – megjithëse janë shkruar në periudha të ndryshme, kanë të përbashkët inventarin e zymtë të së tashmes si edhe vështrimin jo më pak të zymtë ndaj së ardhmes. Dramat e Canetti-t dhe Soyfer-it i përkasin periudhës para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore, ndërsa Bernhard dhe Schwab, shumë kohë pas Luftës së Dytë Botërore, diagnostikojnë një ambient social dhe politik që thuajse nuk ka ndryshuar aspak.

Antologjia Švarcmaleri austrijske pozornice (1) [Pesimistë të teatrit austriak (1)] është botuar pranë botimeve Nojzac, Novi Sad. Dramat i ka përzgjedhur dhe përkthyer në serbisht (fragment) Relja Dražić.

partner projektesh

traduki partners 2014 d