përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Perečinec, Romana

.

perecinec romanaRomana Perečinec, e lindur në vitin 1973, studioi gjermanisht, histori arti, dhe holandisht në Fakultetin e Filozofisë së Universitetit të Zagrebit. Punon si mësuese e gjermanishtes në një shkollë të ciklit të ulët dhe përkthen beletristikë, poezi dhe publicistikë nga gjermanishtja e holandishtja. Romana Perečinec ka marrë një sërë bursash rezidenciale në Amsterdam, Antwerp, Berlin, Leuk dhe Leukerbad, ka drejtuar disa punëtori për përkthime të Institutit "Goethe" dhe ka qenë mësimdhënëse e seminarit të përkthyesve që organizohet nga Instituti i Shkencave të Përkthimit të Grazës në ishullin kroat, Premuda. Ndër të tjera, ajo ka përkthyer nga gjermanishtja një sërë autorësh të njohur, si Martin Walser, Zoran Drvenkar, Sven Regener, Marjana Gaponenko dhe Jagoda Marinić. Nga holandishtja ka përkthyer vepra nga Harry Mulisch, Cees Nooteboom, Hugo Claus dhe Erwin Mortier.

partner projektesh

traduki partners 2014 d